0030 210 33 18 483

Si mund ta ndihmojmë këtë engjëll?...

Tribuna TV 17 Maj 2018

Ky engjëlli i vogël në këto fotografi është Esma, e datëlindjes 20 mars 2012. Që nga momenti që erdhi në jetë, Esma e vogël po vuan nga një sëmundje shumë e rrallë.

Vogëlushja ka lindur me një defekt, i ka të mbyllura laringun dhe ezofagun, dhe prandaj as merr dot frymë e as ushqehet, si gjithë të tjerët; madje as ujë nuk pi dot normalisht. Ushqehet vetëm me qumësht, me anë të një tubi nga stomaku.

Ajo mbahet në jetë me ndihmën e aparatit. Por Esma as flet dot, kështu që prindërit nuk kanë dëgjuar ende asnjë fjalë nga goja e saj e vogël.

Prindërit e saj kishin një jetë normale dhe nga një punë normale. Por pas lindjes së vajzës jeta e tyre është kthyer përmbys: Ata duhet të gjenden orë e çast pranë fëmijës së tyre, në spitalin pediatrik Agia Sofia të Athinës, ku po trajtohet Esma e vogël.

Gjatë gjithë këtyre viteve ata i kanë shpenzuar të gjitha kursimet, kanë shitur madje edhe shtëpinë e re që kishin ndërtuar në Shqipëri. 

Por ata janë të vendosur të bëjnë çdo sakrificë që vajza e tyre e dashur, sot 6 vjeçe, të arrijë më në fund e jetojë si gjithë njerëzit e tjerë. Mjekët kanë dhënë shumë shpresa për këtë, por nevojiten ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkaq, të vetëm, prindërit nuk mund ta realizojnë këtë dëshirë jete.

Prandaj u bëjmë thirrje gjithë bashkatdhetarëve në Greqi e Shqipëri, që kush të mundet, të ndihmojë qoftë dhe me shuma modeste, që e ardhmja e Esmës së vogël tëë mos vazhdojë të jetë në pikëpyetje si ka qenë këto gjashtë vjet...

Kushdo që dëshiron, mund të depozitojë çfarëdo shume në llogarinë e mëposhtme bankare: 

në Bankën e Pireut (Trapeza Pireos)

Emri: Esma Nergjoni

Nr. Llogarisë: 5452-062857-273 (në euro)

IBAN: GR 66 0172 4520 0054 5206 2857 273

Ndaje me miqte