Si u nda pasuria e Silvio Berluskonit?
TV TRIBUNA
06 Korrik 2023
Dy fëmijtë më të mëdhenj të Silvio Berlusconit trashëgojnë “pjesën e luanit” nga pasuria me vlerë 6 miliardë euro e “Cavalieres”, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.
Pier Silvio dhe Marina do të jenë posedues të 53% të aksioneve të grupit “Fininvest”. Pjesa tjetër u shkon fëmijve më të vegjël, Barbara, Eleonora dhe Luigi.
Marina është presidente e Fininvest, ndërsa Pier Silvio është zëvendëspresident i televizionit Mediaset, prenaria e pasurisë së familjes Berlusconi.
Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë qysh në vitin 2006.
Një shifër e majme prej 100 milionë eurosh do të shkojnë për partneren e tij Marta Fascina dhe vëllain e tij Paolo Berlusconi.
Kavalieri ka menduar edhe për ish- senatorin dhe mikun e tij besnik, Marcello Dell’ Utri duke i akorduar 30 milionë euro.
Dell ‘Utri i cili tha se ‘’ishte i impresionuar nga gjesti i Kavalierit’.
Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë me testatën e vilës së tij kryesore në afërsi të Milanos, Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të qartë.
Berlusconi që vdiq në moshën 86 vjeçare nga Leuçemia, shkroi:
“Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”.
Në vitin 2020 shtoi dispozitat në favor edhe të vëllait të tij Paolo.
Letra e testamentit për fëmijët
“Faleminderit. Me shumë dashuri për të gjithë ju nga babai juaj. Faleminderit bashkëshortes sime Marta Fascina dhe mikut tim besnik Marcello Dell’Utri”.
Familja po shqyrton mundësinë që Villa San Martino, ku Berlusconi zhvillonte gjithë aktivitetet e tij kryesore, por edhe disa nga party-t “bunga-bunga”, të shndërrohet në muzeum.
Ndaje me miqte