0030 210 33 18 483

Skandali i 100 pasaportave, shkarkohet konsulli i Janinës. Pezullim  për ambasadoren

Tribuna TV 20 Mars 2019

Pas skandalit të humbjes së 100 pasaportave është liruar nga detyra Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria dhe është vendosur masë disiplinore ndaj ambasadores Ardiana Hobdari.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës. 
Ky vendim është marrë pasi Komisioni hetimor i ngritur nga Ministria e Jashtme ka konstatuar se konsulli shqiptar ne Janinë ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën. 
Ambasadorja shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari është pezulluar përkohësisht.

Vendimi për të të do të merret pas disa ditësh kur Komisioni Hetimor të ketë përfunduar të gjitha verifikimet e nevojshme.

Ndaje me miqte