0030 210 33 18 483

Skandali në Ambasadën Shqiptare: Dhunimi i një aktiviste shkakton reagim të fortë në komunitetin shqiptar

Tribuna News Network 28 Dhjetor 2023

Në shoqërinë e sotme, parimi i Mahatma Gandhit "Një shoqëri gjykohet dhe vlerësohet sipas mënyrës se si trajton ata më të dobëtit" vazhdon të jetë i rëndësishëm dhe aplikohet në të gjitha kohërat.

Skandali i fundit në Ambasadën shqiptare, ku ushtrohet dhunë ndaj aktivistes Esmeralda Arifit, ka shkaktuar një reagim të fortë në komunitetin shqiptar. Ky incident ka sjellë pakënaqësi dhe shqetësim në lidhje me mungesën e respektit për të drejtat dhe sigurinë e individëve, veçanërisht asaj të gruas. Ngjarja kritike është një shkelje flagrante e vlerave themelore të të drejtave të njeriut dhe ka tronditur reputacionin e Ambasadës shqiptare.

 

Protesta paqësore e organizuar para hotelit "Divani Caravel" gjatë festës të pavarësisë, është një shprehje e qartë e përgjegjësisë dhe solidaritetit të komunitetit shqiptar. Shumë shqiptarë morën pjesë në këtë protestë, duke treguar se ata nuk pajtohen me zgjedhjen e dy përfaqësuesve të Diasporës në Greqi, të cilët shprehën hapur kundërshtimin e tyre.

 

Kjo ngjarje kërkonë rëndësinë e një hetimi të plotë dhe të pavarur për të zbardhur të gjitha faktet dhe për të siguruar përgjegjësinë dhe drejtësinë për autorët e aktit brutal. Gjithashtu, theksohet nevoja për përkrahje dhe solidaritet ndaj aktivistëve dhe të drejtave të njeriut, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Është e rëndësishme që punonjësit e Ambasadës shqiptare të trajtojnë çdo individ me respekt dhe të shmangen çdo akt dhune.

 

Paralelisht duhet të rritet  ndërgjegjësimi i shoqërisë për të luftuar kundër dhunës dhe për të dhënë  vlerë edhe respekt të drejtave të të gjithë anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi. Dhuna fizike ndaj një gruaje është e papranueshme dhe shkel vlerat themelore të të drejtave të njeriut.

Ambasadorja znj.Luela Hajdaraga dhe institucionet përgjegjëse duhet të merren me këtë rast shumë seriozisht për të marrë masat e duhura dhe ndëshkuar autorët.

 

Në video që ka ardhur në adresën elektronike të gazetës Tribuna, duket qartë se katër personat janë trupëroja dhe shoferi personal i Ambasadores Shqiptare në Greqi, zonja Luela Hajdaraga. Raste të tilla bëjnë me turp institucionin më të shenjtë të shqiptarëve në Greqi, Ambasadën Shqiptare.

 

Mënyra se si do të trajtohet ky incident dhe përgjegjësia që do të merret nga institucionet shtetërore do të jetë një tregues i rëndësishëm për integritetin e tyre në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. 

 

Vetëm përmes veprimeve të vendosura dhe të qarta për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e shqiptarëve në Greqi, Ambasada mund të rikthejë besimin dhe përkrahjen e komunitetit shqiptar.

Ndaje me miqte