0030 210 33 18 483

Skandali në Greqi/ I riu shqiptar akuzohet për kërcënim me thikë dhe përdhunim të një gruaje të moshuar

Tribuna News Network 10 Qershor 2023

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare. Sipas medias greke, 27-vjeçari shqiptar jetonte në një hotel përballë shtëpisë të së moshuarës. I riu shqiptar pasi kishte mbuluar fytyrën me shall, ka hyrë në banesën e 70-vjeçares dhe nën kërcënimin e thikës ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. 70-vjeçarja përshkroi autorin dhe policia e identifikoi duke konstatuar se banonte në një hotel të vjetër përballë shtëpisë së viktimës. I riu shqiptar ka mohuar akuzat, ndërkohë që autoritete greke e kanë identifikuar nga shenjat e gishtave dhe pritet të çohet drejt prokurorisë së qytetit Kos.

Ndaje me miqte