0030 210 33 18 483

Skoci-Shqipëri/ Panucci: Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren

Tribuna TV 10 Shtator 2018

Mbrëmjen e sotme (10 shtator), Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve në “Hampden Park” të Gllasgout ndaj Skocisë.

Trajneri Christian Panucci në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes, Skoci-Shqipëri u shpreh se “mendimet rreth formacionit i kam pasur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura”.

Panucci foli edhe për kapitenin Agolli, “Ansi është kapiteni, sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë futbollistët e kombëtares. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë”.

 “Kemi ardhur në Glasgoë për të bërë më të mirën dhe për për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Nëse bëjmë gabimet e pjesës së parë me Izraelin do të jetë fatale për ne. Duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos kryer asnjë gabim. Do të mbrohemi në të gjithë mënyrat dhe duhet të jemi të përgatitur në të gjitha situatat, sepse Skocia sulmon dhe kundërsulmon me shpejtësi”, tha Panucci duke treguar qartë objektivin e Kombëtares për këtë ndeshje.

Duke folur për dëmtimet ai tha se, “na është dëmtuar Lila. Kaçe ka patur një dëmtim nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit. Do të jetë në stol, ndoshta për të na dhënë ndihmë në pjesën e dytë. Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra. Të shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv me Skocinë, për të fituar grupin duhet derdhur shumë djersë”.

 

Lista e lojtarëve që Christian Panucci ka grumbulluar për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë.

Portierë

Alban Hoxha (Partizani)

Thomas Strakosha (Lazio)

Etrit Berisha (Atalanta)

 

Mbrojtës

Elseid Hysaj (Napoli)

Frederic Veseli (Empoli)

Berat Djimshiti (Atalanta)

Ansi Agolli (Qarabag)

Bujar Lika (Grassshoper)

Enea Mihaj (Panetolikos)

Mërgim Mavraj (Aris)

Besir Demiri (Mariupol)

Herdi Prenga (NK Inter Zapresic)

Egzon Binaku (Malmo)

 

Mesfushorë

Jahmir Hyka (San Jose Earthquakes)

Enis Gavazaj (Enisey Krasnoyarsk)

Taulant Xhaka (Basel)

Migjen Basha (Aris)

Sabien Lilaj (Gabala)

Ledian Memushaj (Delfino Pescara)

Andi Lila (PASS Janina)

Emanuele Ndoj (Brescia)

 

Sulmues

Eros Grezda (Rangers)

Sindrit Guri (Oostende)

Bekim Balaj (Akhmat Grozny)

Rey Manaj (Albacete).

Ndaje me miqte