0030 210 33 18 483

Skulptori Arben Bajo humb betejën me COVID-19

ATSH 09 Gusht 2020

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Skulptori i njohur Arben Bajo humbi betejën me COVID-19 në moshën 53-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

Arben Bajo ishte skulptor dhe pedagog në Akademinë e Arteve.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Gjatë gjithë krijimtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurativ, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.

Ndaje me miqte