Socialistët europianë propozojnë Timmermans për president të KE
ATSH
24 Qershor 2019
BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Sapo i përsërita presidentit aktual të Komisionit Europian, Donald Tusk, angazhimin e grupit S&D drejt procesit ‘’Spitzenkandidaten’’ dhe besimin tonë se Timmermans mund të ketë mbështetjen e shumicës për t’u bërë president i këtij komisioni, tha në Twitter presidentja e grupit S&D, Iratxe Garcia Perez, pas takimit me presidentin e KE, Donald Tusk i cili në mëngjes ka pritur udhëheqësit e katër grupeve kryesore politike të Parlamentit të BE.
“Nuk dua të komentoj takimin e sotëm me presidentin e KE, Donald Tusk. Shihemi nesër në Parlamentin e BE-së me liderët e grupeve politike”, tha eurodeputeti i të gjelbërve europianë, Philippe Lamberts, pas takimit me Tusk.
“Do të përpiqemi të kuptojmë nëse PPE ende ka ndërmend të vazhdojë diskutime me tri grupet e tjera, do të shohim se çfarë do të dalë në takimin e së nesërmes në Parlamentin Europian’’, shtoi Lamberts.
Ndaje me miqte