Sondazhi, avantazh i Demokracisë së Re me 9%
Tribuna TV
23 Nentor 2018
Avantazh i Demokracisë së re ndaj SYRIZA-s dhe i Kyriakos Mitsotakisit ndaj kryeministrit Tsipras është evidentuar në spondazhin e fundit që u transmetua nga televizioni SKAI.
Më konkretisht, në predispozicionin e votzës, Demokracia e Re merr 30,5%. SYRIZA 21,5%.
Pason Lëvizja për Ndryshim (KINAL) me 7,5%, Agimi i Artë 7%, dhe partia Komuniste me 6%.
Pa kapur cakun e 3 për qindshit rezultojnë Unioni i Qendrës me 2%, të Potami (1,5%) dhe Grekët e Pavarur 1%.
Në pyetjen “cilin konsideroni më të përshtatshëm për kryeministër, lideri i opozitës, Mitsotakis grumbullon 35%, kundrejt 24% që merr kryeministri aktual, Aleksis Tsipras.
Ndërkaq, 34% e të anketuarve kanë mendimin se “asnjeri prej të dyve nukështë i përshtatshëm”.
Ndaje me miqte