Sondazhi: Avantazh me 10% i ND kundrejt SYRIZA-s
TV Tribuna
31 Mars 2019
Një avantazh konstant prej 10 njësish ruan Demokracia e Re kundrejt SYRIZA-s në sondazhin e fundit të kompanisë Pulse për televizionin Skai.
Sondazhi u zhvillua me anketimin e 1.452 personave që kanë të drejtë fote.
Demokracia e Re merr 32,5%, SYRIZA 22,5%.
Në raport me sondazhin e parafundit të kryer nga e njëjta kompani në muajin shkurt 2019, Demokracia e Re mbetet në kuota të qëndrueshme, ndërsa SYRIZA ka një rritje prej një njësie.
Në vendin e tretë ndodhen Agimi i Artë dhe Lëvizja për Ndryshim (KINAL) me nga 7,5% dhe vijon partia Komuniste me 6%.
Nëse konfirmohen rezultatet e sondazhit në ditën e zgjedhjeve kombëtare, parlamenti i ri do të ketë pesë parti, çka do të thotë se mbeten jashtë Unioni i Qendrës, partia e Kammenos dhe Potami i Stavro Theodorakisit.
Ndaje me miqte