Sondazhi, në 2,9% diferenca ND-SYRIZA
TV TRIBUNA
15 Mars 2023
Në ngushtim të diferencës midis Demokracisë së Re në pushtet dhe partisë më të madhe opozitare SYRIZA ka rezultuar sondazhi i fundit -nën hijen e ngjarjes tragjike në Tempi- që u transmetua të martën në TV Open.
Një tjetër element bazik është se zemërimi për aksidentin nuk përfshin vetëm qeverinë aktuale, por edhe të mëparshmet.
Është karakteristike se fjala “zemërim” i shpreh më së shumti qytetarët (63,4%).
Në pyetjen se cili apo cilët kanë përgjegjësi kryesore për aksidentin 48,8% përgjigjen se e ka qeveria aktuale dhe gjithë qeveritë e mëparshme; 13% kryesisht qeveria aktuale; 8,8% dispeçeri; 8,5% ministria e transporteve dhe ish ministri Karamanlis; dhe 5,6% kryesisht qeveritë e mëparshme.
62,5% e qytetarëve kanë vlerësuar negativisht qëndrimin e qeverisë dhe të kryeministrit Mitsotakis, ndërsa qëndrimin e SYRIZA-s dhe të Aleksis Tsipras e kanë vlerësuar negativisht 51,78%.
Sa i përket orientimit të votës, diferenca ndërmjet dy partive kryesore rezulton 2,9%.
Më konkresisht:
ND 27,4% (nga 30,25% në sondazhin e mëparshëm)
SYRIZA 24,5% (nga 24,3%)
PASOK-KINAL 9% (nga 10,5%)
KKE 5,1% (5%)
Elliniki Lysi 4,5% (nga 4,4%)
MeRA25 3,9%.(nga 2,9%)
Shqetësuese është kuota që merr partia “Ellines” e drejtuar nga Ilias Kasidiaris që është dënuar me akuza për organizatën kriminale Agimi i Artë.
Ndaje me miqte