Spiunoi për llogari të Rusisë, dënohet me 30 vjet oficeri i marinës italiane
ATSH
11 Mars 2023
ROME, 11 mars /ATSH-AA/ – Një oficer i marinës italiane është dënuar me 30 vjet burg për shitjen e sekreteve Rusisë.
Një gjykatë ushtarake në Romë dënoi Walter Biot-in për spiunazh për Rusinë, duke përfshirë shitjen e dokumenteve tepër sekrete, raportuan mediat.
Prokurorët ushtarakë kanë kërkuar dënim të përjetshëm pasi ai kishte fotografuar 19 dokumente të klasifikuara të NATO-s, duke përfshirë dokumente me shënimin “Tepër sekret”.
“Biot tregtonte dokumente sekrete dhe tregoi një shkallë të lartë pabesie dhe aftësie për krim”, kanë thënë prokurorët, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.
Biot, 56 vjeç, u arrestua në mars të vitit 2021 teksa i kalonte informacione stafit të ambasadës ruse në një parking në Romë.
Italia më vonë dëboi dy zyrtarë të ambasadës për incidentin.
Ndaje me miqte