Stephanie Grisham, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë
TV TRIBUNA
26 Qershor 2019
Presidenti amerikan, Donald Trump emëroi Stephanie Grisham, një bashkëpunëtore të bashkëshortes së tij Melania, zëdhënëse tëë Shtëpisë së Bardhë, njoftoi zonja e parë e SHBA-së.
“Stephanie Grisham është mene që prej vitit 2015, presidenti dhe unë nuk mund të mendonim për person më të mirë që t’i shërbente administratës dhe vendit tonë”, shkruan në “Twitter” zonja Trump.
Grisham do të zëvendësojë Sarah Sanders, e cila do të largohet nga posti i saj në fund të qershorit. Ajo do të ketë gjithashtu funksionin e drejtoreshës së komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, që është një pozicion strategjik.
Ndaje me miqte