0030 210 33 18 483

Studimi - shqiptarët në Greqi: Në cilët sektorë punojnë

Tribuna TV 12 Prill 2018

Sipas një studimi të publikuar nga Enti i Unifikuar i Sigurimeve Shoqërore (EFKA), shqiptarët në Greqi përbëjnë 52,36% të gjithë punonjësve të huaj që kanë siguracion.

Po ashtu, 54,54% e meshkujve me siguracion janë shqiptarë. Në vend të dytë vijnë pakistanezët me 9,24% dhe bangladeshasit, me 4.64%.

Për femrat, 49,23% janë shqiptare, të ndjekura nga bullgaret (9,96%) dhe rumunet (7,21%).

Studimi jep të dhëna interesante edhe për sektorët e ekonomisë ku janë punësuar më shumë shqiptarët, gjithmonë fjala është për ata që kanë siguracion.

Shumica dërrmuese, (43%), punojnë si “punonjës të pakualifikuar apo zanatçinj”, 33,21% si “punonjës shërbimesh dhe si shitës në njësi tregtare apo tregje ambulante” dhe 8,05% si “teknikë të kualifikuar”.

Shqiptarët që punojnë në sektorin “hoteleri dhe restorante”, përfaqësojnë 35,87% të të punësuarve në këtë sektor; 16,11% në “Ndërtim” dhe 14,86% në “Industrinë përpunuese”.

Sipas studimit, për punonjësit me siguracion të plotë dita e punës është 48,94 euro dhe paga mesatare 1.161,72 euro. Ndërsa për punë të pjesshme, dita e punës 23,45 euro dhe paga mujore 416,09 euro.

Ndaje me miqte