0030 210 33 18 483

Subvencionimi i karburantit, si do të aplikoni te platforma

TV TRIBUNA 26 Prill 2022

Është aktivizuar sot platforma ku qytetarët do të aplikojnë që të përfitojnë subvencionimin e karburantit.

Pagesa do të kryhet sipas niptit fiskal (AFM) të përfituesit dhe aplikimi do të bëhet me kodet e Taksis netit.

Kështu:

26.4.2022 AFM që mbarojnë me 0 dhe 1

27.4.2022 AFM që mbarojnë 2 dhe 3

28.4.2022 AFM që mbarojnë 4 dhe 5,

29.4.2022 AFM që mbarojnë 6 dhe 7,

30.4.2022 AFM që mbarojnë 8 dhe 9.

Nga data 1 maj e në vazhdim, aplikimet do të mund të bëhen nga të gjithë, pra nuk do të ketë kufizime sipas shifrës së fundit të AFM.

Vlera e subvencionimit është si më poshtë:

30-35 euro për motoçikletat në pjesën kontinentale

35-40 euro për motoçikletat në zonat ishullore

40-45 euro për makinat në pjesën kontinentale

50-55 euro për makinat në zonat ishullore

Poseduesit e mjeteve mund ta përfitojnë subvencionimin me dy mënyra:

1.Përmes kartës elektronike të karburantit që të mund ta konvertojnë vlerën në pikat e karburantit. Vihet në dukje që nëse përdorin smartphone për nxjerrjen e kartës, fitojnë edhe 5 euro të tjera subvencionim.

2.Përmes depozitimit të shumës në llogarinë bankare që do të deklarojnë.

Disbursimi i kompensimit bëhet 2 ditë pune pas miratimit të kërkesës.

Subvencionimin e përfiton çdo person fizik dhe profesionist i lirë që është taksapagues në Greqi, me të ardhura familjare deri në 30.000 euro.

Pra, limiti i të ardhurave është deri në 30.000 euro, kush ka të ardhura familjare me shumë se 30.000 euro nuk e përfiton.

Funksionimi i platformës është mjaft i thjeshtë.

Qytetari futet me kodet e Taksis netit në platformën gov.gr, dhe në rubrikën Politis kai kathimerinotita shtyp Metakiniseis.

Pastaj klikon aty ku thotë Fuel Pass.

Nëse shifra e fundit e AFM-së përkon me datën e duhur, atëherë mund të aplikoni.

Nëse jo, do të dalë mesazhi që Sipas shifrës së fundit të AFM-së shërbimi nuk është i disponueshëm sot.

Në këtë rast do të prisni të vijë dita juaj...

Ndaje me miqte