0030 210 33 18 483

Subvencionimi I karburantit, si do të bëhet pagesa

TV TRIBUNA 23 Prill 2022

Të martën e ardhshme, në 26 prill, do të hapet platforma ku qytetarët do të aplikojnë që të përfitojnë subvencionimin e karburantit.
Siç përcakton akti normativ i qeverisë, pagesa do të kryhet sipas niptit fiskal (AFM) të përfituesit dhe aplikimi do të bëhet me kodet e Taksis netit.
Kështu:

26.4.2022 AFM që mbarojnë me 0 dhe 1

27.4.2022 AFM që mbarojnë 2 dhe 3

28.4.2022 AFM që mbarojnë 4 dhe 5,

29.4.2022 AFM që mbarojnë 6 dhe 7,

30.4.2022 AFM që mbarojnë 8 dhe 9.

Nga data 1 maj e në vazhdim, aplikimet do të mund të bëhen nga të gjithë, pra nuk do të ketë kufizime sipas shifrës së fundit të AFM.
Poseduesit e mjeteve mund ta përfitojnë subvencionimin me dy mënyra:
1. Përmes kartës elektronike të karburantit që të mund ta konvertojnë vlerën në pikat e karburantit. Vihet në dukje që nëse përdorin smartphone për nxjerrjen e kartës, fitojnë edhe 5 euro të tjera subvencionim.

2. Përmes depozitimit të shumës në llogarinë bankare që do të deklarojnë.
Vlera e subvencionimit është si më poshtë:

30-35 euro për motoçikletat në pjesën kontinentale
35-40 euro për motoçikletat në zonat ishullore
40-45 euro për makinat në pjesën kontinentale
50-55 euro për makinat në zonat ishullore

Subvencionimin e përfiton çdo person fizik dhe profesionist i lirë që është taksapagues në Greqi, me të ardhura familjare deri në 30.000 euro.
Pra, limiti i të ardhurave është deri në 30.000 euro, kush ka të ardhura familjare me shumë se 30.000 euro nuk e përfiton.
Subvencionimi përfshin periudhën kohore prill – qershor dhe duhet shpenzuar deri në 31 korrik 2022.
Subvencionimi nuk taksohet dhe nuk mund të sekuestrohet nga shteti apo palët e treta.

Ndaje me miqte