0030 210 33 18 483

Subvencionimi i qirasë, fillojnë aplikimet

Tribuna TV 15 Mars 2019

Mbrëmjen e të martës është vënë në funksionim platforma elektronike për aplikimet e subvencionimit të qirasë.

Të interesuarit mund të futen te platforma nëpërmjet adresës www.epidomastegasis.gr.

Hyrja bëhet me përdorimin e kodeve personale në Taksis net, ndërsa ata qytetarë që kanë nevojë për ndihmë në aplikimin, mund të drejtohen në qendrat sociale të vendbanimit.

“Platforma do të jetë vazhdimisht funksionale, me qëllim që aplikimet të bëhen në çdo moment”, thuhet në njoftimin përkatës.

Edhe pse aplikimet do të bëhen gjatë marsit, përfituesit e subvencionimit të qirasë do ta marrin shumën përkatëse duke filluar që nga janari 2019, me kusht që të kenë kontratë qiraje që ishte e vlefshme në janar.

Pagesat për tre muajt e parë të vitit, do të bëhen në muajin prill.

 

Kush dhe sa përfiton

Shuma që përfiton çdo familje si kompensim varet nga numri i pjesëtarëve, të ardhurat, pasuria e patundshme dhe vlera e depozitave bankare.

FAMILJE ME 1 ANËTAR

Tërësia e të ardhurave: 7.000 euro

Limiti i pasurisë së patundshme: 120.000 euro

Limiti i depozitave bankare: 7.000 euro

Shuma e kompensimit: 70 euro

 

FAMILJE ME 2 ANËTARË

Tërësia e të ardhurave: 10.500 euro

Limiti i pasurisë së patundshme: 135.000 euro

Limiti i depozitave bankare: 10.500 euro

Shuma e kompensimit: 105 euro

 

FAMILJE ME 3 ANËTARË

Tërësia e të ardhurave: 14.000 euro

Limiti i pasurisë së patundshme: 150.000 euro

Limiti i depozitave bankare: 14.000 euro

Shuma e kompensimit: 140 euro

 

FAMILJE ME 4 ANËTARË

Tërësia e të ardhurave: 17.500 euro

Limiti i pasurisë së patundshme: 165.000 euro

Limiti i depozitave bankare: 17.500 euro

Shuma e kompensimit: 175 euro

 

FAMILJE ME 5 E MË SHUMË ANËTARË

Tërësia e të ardhurave: 21.000 euro

Limiti i pasurisë së patundshme: 180.000 euro

Limiti i depozitave bankare: 21.000 euro

Shuma e kompensimit: 210 euro

Pra, shuma e subvencionimit të qirasë për një vit të tërë është minimalisht 840 dhe maksimumi 2.520 euro.

 

Kushtet për shtetasit e huaj

Shtetasit e huaj që përmbushin kriteret e përfitimit të subvencionimit duhet të kenë qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi për 5 (pesë) vitet e fundit. Kjo do të rezultojë nga shqyrtimi i deklaratave tatimore që kanë bërë gjatë këtyre viteve.

Ndaje me miqte