0030 210 33 18 483

Sudan: Apel për ndihmë nga grekët e bllokuar

Tribuna News Network 17 Prill 2023

 

Dita e tretë e kaosit në vendin afrikan për shkak të luftimeve që shpërthyen midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

 

Me situatën që mbetet e paqëndrueshme dhe numri i viktimave në rritje dramatike, agoni mbizotëron edhe për të bllokuarit në Kishën Ortodokse Greke të Ungjillit.  Sipas Mitropolitit të Nubisë dhe gjithë Sudanit, Savva, bëhet fjalë për 15 persona, grekë, etiopianë, sudanezë dhe rusë.

 

Kujtojmë se nga përleshjet që shpërthyen të shtunën, dy grekë mbetën të plagosur nga shpërthimi i raketës dhe ndodhen të shtruar në spital.

Të dielën me urdhër të ministrit të Jashtëm është aktivizuar njësia e menaxhimit të krizave për gjetjen e mënyrës për dhënien e ndihmës.

Kjo është përplasja e parë e madhe që kur njësitë ushtarake besnike të gjeneralit Abdel Fattah Al Burhan dhe RSF e gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo, ose "Hameti", bashkuan forcat për të rrëzuar diktatorin Omar al-Bashir në vitin 2019.

 

Shkak i dhunës ka qënë mosmarrëveshj mbi integrimin e RSF-së në ushtri si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dorëzuar qeverisjen forcave civile dhe për t'i dhënë fund krizës politiko-ekonomike.

 

Ndërkohë, agjencia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi mbarimin e furnizimeve kritike për trajtimin e të plagosurve në disa spitale në Khartoum, pasi kanë mbetur pagjak, pajisje transfuzioni, lëngje intravenoze dhe furnizime të tjera jetike.

 

Sipas të dhënave të fundit 185 persona kanë humbur jetën dhe 1800 janë plagosur.  Ndër viktimat janë edhe civilë.

 

“Situata është shumë fluide.  Është e vështirë të vlerësohet se nga anon bilanci”, u tha gazetarëve në Nju Jork kreu i misionit të OKB-së në Sudan, Volker Pertes.  Më herët ai kishte folur me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit

 

Pak më parë Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, duke sqaruar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me drejtuesit ushtarakë të vendit.

Ndaje me miqte