Sulm me armë drejt Televizionit Kombëtar ,Top Channel
Tribuna News Network
27 Mars 2023
Breshëri plumbash janë derdhur pak pas mesnate ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Autorët raportohet se kanë qenë me një mjet “Range Rover” dhe kanë qëlluar me kallashnikov nga rruga drejt godinës së televizionit.
Për pasojë, ka mbetu i vdekur roja i sigurisë, Pal Kola, i cili ndodhej kabinën e tij. 60 vjeçari ishte në rrethimin e brendshëm të Top Channel, duke u ngrohur, por fatkeqësisht plumbat i kanë marrë jetë.
Autorët e sulmit të paprecedent ndaj medias dhe shkaqet nuk dihen ende, por nga drejtuesit më të lartë të shtetit, politika, krerët e institucioneve dhe njerëzit e medias, është cilësuar si një “Akt terrorist” dhe goditje ndaj lirisë së fjalës.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve
Ndaje me miqte