0030 210 33 18 483

Sulmohet ambasada e Iranit në Athinë

Tribuna TV 17 Shtator 2018

Rreth dhjetë pjesëtarë të organizatës anarkiste “Rubikon” kanë sulmuar paraditen e të hënës selinë e ambasadës së Iranit në Athinë, në rrugën Stratigu Kallari, zona Psiqiko.

Ishte pas pas orës 6 të mëngjesit, kur aktivistët që ndodheshin mbi motoçikleta, hodhën ndaj godinës shishe me bojë, si dhe dëmtuan karakollin e policit roje të objektit.

Pastaj ata u larguan me shpejtësi.

Organizata publikoi në Facebook një video nga sulmi.

Ajo që bën përshtypje është se polici i armatosur u bindet pa fjalë aktivistëve dhe largohet nga karakolli që pas pak u dëmtua.

Autoritetet nuk kanë bërë deri tani ndonjë shoqërim, ndërsa kanë urdhëruar një hetim administrativ ndaj policit roje.

Ndaje me miqte