0030 210 33 18 483

Sulmohet me granatë konsullata ruse në Athinë

TV TRIBUNA 22 Mars 2019

Qeveria greke ka dënuar sulmin me granatë kundër konsullatës ruse në Athinë. Në një deklaratë të ministrisë së jashtme nënvizohet se incidenti nuk ka për të influencuar marrëdhëniet e miqësisë e bashkëpunimit me Rusinë.

Nga ana e vet, konsullata ruse shprehu “mirënjohjen ndaj autoriteteve greke për reagimin e menjëhershëm”.

Një granatë shpërtheu duke u gdhirë e premte, para kabinës së rojës, që në ato momente nuk ndodhej aty brenda.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale.

Autorët ishin dy persona hipur në një motor, që u largua me shpejtësi të madhe. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe filmimet po shqyrtohen nga agjentët e shërbimit anti terror që po kryen hetimet për ngjarjen.

Muajin e kaluar, para konsullatës së Rusisë, në zonën Halandri të Athinës, ishin tubuar anarkistë grekë që kishin shpalosur një banderolë me parulla solidariteti  për anarkistët rusë.

Deri më tani, asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin me granatë.

Ndaje me miqte