0030 210 33 18 483

Të dielën, fillojnë në Greqi vaksinimet kundër Covid -19.

Tribuna TV 26 Dhjetor 2020

Të dielën, 17 dhjetor fillojnë në Greqi vaksinimet kundër Covid -19.

Fillimisht do të vaksinohen punonjësit e 5 spitaleve të Atikës, Evangjelismos, Sotiria, Atikon, Thriasio dhe Asklipion.

Të parët që do të bëjnë vaksinën, në orën 13:00 dhe 13:30,  do të jenë një infermiere e spitalit Evangelismos dhe një person i moshuar që mbahet në njësinë e kujdesit për moshën e tretë.

Po të dielën, do të vaksinohen në një gjest simbolik, presidentja e republikës, kryeministri Mitsotakis, kryetari i parlamentit, sekretari i partisë Mera25 Janis Varufakis, kryetarja e komisionit kombëtar të vaksinimit, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe mitropoliti mi Nafpaktos.

Presidentja e republikës, Ekaterina Sakeralopoulos do të vaksinohet në orën 14,00 në spitalin Evangelismos.

Kryeministri Mitsotakis, në orën 14,30 në spitalin Atikon.

Profesor Sotiris Tsiodras në orën 14,45 në spitalin Atikon

Kryetari i parlamentit Konstantinos Tasulas në orën 15,00 spitalin Evangelismos

Janis Varufakis në orën 15,30 në spitalin Evangelismos

Shedi i shtabit të përgjithshëm të FA, Konstantinos Floros në Evangelismos

Mitropoliti i Nafpaktos Ierotheos, ora 17,00 në spitalin Evangelismos.

Po në Evangelismos do të vaksinohen të hënën kryetari i SYRIZAS Aleksis Tsipras, në ora 11,45 dhe ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilias.

Në 30 dhjetor sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste Dimitris Kutsumbas dhe në 4 janar 2021, kryetarja e KINAL, Fofi Genimata.

Gjithsej 45 zyrtarë në poste të rëndësishme të drejtimit të shtetit dhe të qeverisë do të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, nga 27 dhjetori deri në 10 janar 2021.

Ndaje me miqte