0030 210 33 18 483

Të enjten, grevë 24-orëshe; si do të funksionojë transporti publik

TV TRIBUNA 15 Mars 2023

Edhe transporti publik do të marrë pjesë në grevën e përgjithshme që ka shpallur për të enjten, 16 mars, federata sindikale e sektorit publik (ADEDY). Nën hijen e aksidentit tragjik të Tempit, punonjësit kërkojnë rritjen e sigurisë në transportin e pasagjerëve.

Për 24 orë nuk do të funksionojë as transporti detar, ndërsa do të ketë anulime fluturimesh, pas në grevë marrin pjesë edhe sindikatat e Shërbimit të aviacionit civil.

Në Athinë, mjetet e transportit publik do të funksionojnë pjesërisht dhe më konkretisht:

Treni elektrik, metro dhe tramvajet do të funksionojnë nga ora 10:00 deri 15:00, vetëm për të mundësuar vajtje-ardhjen e qytetarëve në tubimet e protestës.

Autobusat dhe trolejt, nga ora 09:00 deri 21:00.

Ndaje me miqte