0030 210 33 18 483

Të hënën, borë edhe në qendër të Athinës

Tribuna TV 07 Janar 2019

Vala e re e të ftohtit, që kësaj here është “pagëzuar” me emrin “Tilemahos”, do të përfshijë që nga e hëna shumicën e Greqisë, duke shkaktuar temperatura shumë të ulëta, reshje dëbore dhe shtrëngata, siç raporton agjencia ANA-MPA, duke iu referuar shërbimit meteorologjik grek.

E mira është se kohëzgjatja e “Telemakut” do të jetë e shkurtër: nga e marta fenomenet do të dobësohen gradualisht.

Për të hënën parashikohen vranësira me shira dhe shtrëngata shiu lokale në jug të deteve Egje dhe Jon, reshje të dobëta dëbore në Egjeun verior dhe reshje dëbore në Halkidiki, Magnesia, Sporade, Evia, zonat lindore të Greqisë kontinentale (përfshirë Atikën) dhe zonat verilindore të Peloponezit.

Pas mesditës, reshjet e dëborës në Evia, në Sporade dhe në Greqinë koneinentale do të jenë vende - vende të fuqishme, ndërsa gjatë orëve të natës pritet të bjerë borë edhe në qendër të Athinës.

Ndaje me miqte