0030 210 33 18 483

Të ka dalë leja e qëndrimit? Ka ndryshuar mënyra e mbylljes së takimit

TV TRIBUNA 05 Shtator 2019

Që nga fillimi i shtatorit ka ndryshuar mënyra e mbylljes së takimeve për marrjen në dorëzim të lejes së qëndrimit.

Tashmë njerëzit nuk do të duhet të zenë radhën, të marrin numër e pastaj të shkojnë te nëpunësi që do t’u mbyllë takimin, siç bëhej deri më tani.

Nga data 2 shtator 2019, kjo ka ndryshuar.

Takimi do të mbyllet nëpërmjet postës elektronike.

Të interesuarit duhet të dërgojnë Email në adresën:

epidoseis_dama@attica.gr

Kështu bën të ditur Administrata e Decentralizuar e Atikës, në një njoftim për shtyp.

Në njoftim theksohet se kjo mënyrë për mbylljen e takimeve funksionon vetëm për qytetarët dhe Jo për avokatët.

KUJDES!

Para se të dërgoni Email-in, ju duhet të siguroheni që leja juaj e qëndrimit është gati.

Kjo bëhet nëpërmjet platformës “Ecuria e Dosjes së Qytetarit nga Vendi i Tretë (Poria Fakelu Politi Tritis Horas), në adresën

http://pf.emigrants.ypes.gr/pf

nëse aty ju rezulton që aplikimi juaj ndodhet në fazën “PRINTIM I LEJES (Ektyposi adias), atëherë kjo do të thotë se leja juaj është e disponueshme dhe mund të shkoni ta merrni.

Vetëm pasi të bëni këtë ju do të dërgoni Email-in në adresën

epidoseis_dama@attica.gr

PËR MOMENTIN, KJO MËNYRË ZBATOHET VETËM NË ATIKË

Ndaje me miqte