0030 210 33 18 483

Të mërkurën paguhen kompensimet sociale

TV TRIBUNA 24 Prill 2019

“Më të pasur” do të ndihen sot përfituesit e kompensimeve dhe subvencionimeve të ndryshme sociale. Në llogaritë e tyre bankare do të futen “disa groshë” më tepër,. Që mund të mos i nxjerrin nga situata, mirëpo siç thotë dhe populli, “nga hiçja mirë dhe Birçja”...

Më konkretisht, të mërkurën më 14 prill do të paguhen:

Subvencionimi i qirasë. Sot paguhet kësti i parë tre mujor, duke filluar nga 1 janari 2019, për gjithë ata që kanë në emrin e tyre kontratë elektronike të qirasë. Të gjithë do të do të marrin subvencionimet mujore që u takojnë në bazë të numrit të pjesëtarëve të familjes.

Kujtojmë që platforma vazhdon të jetë e hapur, me qëllim që të interesuarit të aplikojnë në çdo moment.

Kompensimi social i solidaritetit (KEA), për gjithë ata përfitues që kërkesat e tyre janë miratuar deri më 31 mars.

Edhe platforma për KEA-n vazhdon të jetë e hapur, me qëllim që të interesuarit të aplikojnë në çdo moment.

Pensionet dhe kompensimet e muajit maj për të moshuarit pa siguracion.

Kompensimet e fëmijve: Këtu do të paguhen vetëm një numër i kufizuar që kishin pasur probleme me këstin e parë të 2019-s, si dhe disa që kishin mbetur pa u paguar nga 2018-a.

Ndaje me miqte