0030 210 33 18 483

Të prekurit nga zjarret, Ambasada merr përsipër shpenzimet për pasaportat e reja

Tribuna TV 07 Gusht 2018

Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka vendosur të marrë përsipër shpenzimet për nxjerrjen e pasaportave të reja për gjithë ata shtetas që i humbën ato (iu dogjën) gjatë zjarreve katastrofale të korrikut.

Një veprim për t’u përgëzuar ky, shembull se si shteti duhet të qëndrojë pranë qytetarëve në nevojë, jo me fjalë, por me vepra.

Në njoftimin e publikuar në profilin zyrtar të Ambasadës në Facebook thuhet:

"Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjëherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.

Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. tel. 210-6876215”.

Ndaje me miqte