0030 210 33 18 483

Tërmet 5,3 Rihter në Kroaci, dëme materiale në  Zagreb

TV Tribuna 22 Mars 2020

Një tërmet me magnitudë 5,3 gradë të shkallës Rihter është shënuar në Kroaci mëngjesin e të dielës, në ora 07,24.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua 7 km në veri të kryeqytetit Zagreb. Tërmeti u ndje fuqishëm, ndërsa thellësia e vatrës ishte e vogël, vetëm 10 km.
40 minuta më vonë pasoi një tjetër lëkundje, me magnitudë 5,1 rihter.
Nga tërmeti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në kryeqytetin e vendit, ndërsa u shembën kullat e një katedraleje.
Nuk raportohen viktima apo të lënduar. 
Ministri i brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic, me një mesazh në Twitter, apeloi ndaj qytetarëve që kanë dalë rrugëve, të ruajnë distancat nga njeri tjetri.

Kroacia po lufton, ashtu si dhe gjithë vendet e tjera, që të kufizojë shtrirjen e Koronavirusit. Deri në këto momente në Kroaci janë evidentuar 206 raste dhe një vdekje nga Covid.
 

Ndaje me miqte