0030 210 33 18 483

Tërmet 5.6 rihter në Parga. Tre të lënduar dhe dëme materiale. Ndihet edhe në Shqipëri

TV Tribuna 21 Mars 2020

Një lëkundje e fuqishme tërmeti me magnitudë 5,6 të shkallës Rihter, është shënuar në orën 02,49 të së shtunës, 14 kilometra në verlindje të Pargës.
Tërmeti u ndje veçanërisht në Thesproti dhe në Prevezë, ku njerëzit dolën të frikësuar në rrugë. 
Gjithashtu u ndje në Janinë, Arta, Korfuz, por edhe në Shqipëri, nga Gjirokastra deri në Fier.
Thellësia e vatrës, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, ishte 10 km, ndërsa të njëjtën epiqendër kishte edhe tërmeti me magnitudë 4,3 rihter që u shënua 21 minuta pas mesnate.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në zonën Kanalaki, ku disa banesa janë shembur e të tjera janë dëmtuar. Tre persona janë lënduar lehtë nga rënia e sendeve brenda banesave dhe janë dërguar në spitalin e Janinës.
Sizmologët: "Jemi në gatishmëri"
Sizmologu Eftimios Lekkas i deklaroi agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA se "Ndodhemi në fazën e kulmimit të fenomenit. Na shqetëson fakti që filloi me magnitudë të ulët - 4,2 rreth mesnatës dhe arriti në 5,6 në ora 02,49".
"Po e ndjekim fenomenin dhe për momentin jemi në gatishmëri", shtoi Lekkas, sipas të cilit origjina e tërmetit ishte nga çarja e njohur e pllakës tektonike në Paramithia.
 

Ndaje me miqte