0030 210 33 18 483

Tërmet 6,1 Rihter në Greqi

TV Tribuna 27 Nentor 2019

Një lëkundje e fuqishme tërmeti, me magnitudë 6,1 Rihter ka tronditur  të mërkurën paradite Greqinë.

Tërmeti u shënua në orën 09,23 në  hapësirën midis jugut të ishullit Kithera dhe në veri të Kretës.

Epiqendra u lokalizua 20 km në veri të Antikithiras dhe 84 km në perëndim të qytetit Hania.

Thellësia e vatrës ishte 70,7 km në thellësi të detit dhe kjo sipas sizmologëve është arsyeja që nuk shkaktoi dëme.

Tërmeti u ndje në Athinë e deri në Peloponez.

Sizmologët grekë thanë se tërmeti i këtushëm nuk ka lidhje me tërmetin e djeshëm në Shqipëri dhe se nuk pritet të ketë lëkundje metasizmike.

Ndaje me miqte