0030 210 33 18 483

Tërmet 6,1 rihter në Karpathos

TV TRIBUNA 19 Tetor 2021

Një lëkundje tërmeti me mgnitudë 6,1 gradë të shkallës rihter është shënuar në ora 08,31 të së martës, 127 km në juglindje të ishullit grek Karpathos.

Sipas institutit gjeodinamik të Athinës thellësia e vatrës ishte 58 kilometra.

Duke folur për mediat, sizmologu Eftimios Lekkas tha se ishte një tërmet që konfirmon veprimtarinë e intensifikuar sizmike në rajon, gjë që mund të shkaktojë veprimtari të tjera, por gjithmonë në det.

“Meqenëse ishte një tërmet në thellësi, kjo ndikon që të ndihet në një rreze shjumë të gjerë dhe nuk pritet ndonjë cunam apo të pasojnë lëkundje të fuqishme”, shtoi.

“Nuk ka asnjë shqetësim”, i deklaroi agjencisë ANA-MPA drejtori i institutit gjeodinamik të Athinës Aris Tselentes, duke theksuar se epiqendra e tërmetit ishte thellë në det.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Kairo dhe qytete të tjerë të Egjiptit, si dhe në Rodos, kretë, Santorini dhe Qipro.

Ndaje me miqte