0030 210 33 18 483

Tërmet 6,3 ballë në Panama

TV TRIBUNA 26 Qershor 2019

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në kufirin mes Panamasë dhe Kosta Rikës rreth mesnatës së të martës, një lëkundje e fortë e tokës, por pa shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme, njoftoi Instituti amerikan i Gjeofizikës, USGS.

”Tërmeti u shënua në një thellësi rreth 10 kilometrash, në një distancë rreth dy kilometra nga qyteti Progreso në Panama”, specifikoi USGS-ja.

Rrjeti Sizmologjik Kombëtar (RSN) i Universitetit të Kosta Rikës njoftoi një tërmet 6,7 ballë të shkallës Rihter, të martën në mbrëmje në territorin kombëtar, por për fat të mirë pa viktima apo dëme materiale, njofton ATSH, duke cituar agjencinë AFP.

Sipas RSN-së, epiqendra e tërmetit ndodhet rreth 11 kilometra në lindje të Puerto Armuelles, zonë në territorin panamez në kufirin me Kosta Rikën, në një thellësi rreth 31 kilometrash.

Ndaje me miqte