0030 210 33 18 483

Tërmet 6,3 ballë në Shqipëri, dyshohet për viktima

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Lëkundje të forta tërmeti kanë shkundur Shqipërinë të martën 26 nëntor, rreth orës 03, 55.

Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Lëkundjet e tërmetit jane ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Qytetarët kanë dalë nëpër rrugë të frikësuar.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ka shembje të shtesës së një pallati dhe të një godine dy katëshe në Durrës dhe disa banesa të rrëzuara në Thumanë.

ATSH raporton se si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit në Durrës është shembull një pallat si dhe një restorant.

Por këto janë vetëm të dhënat e para.

Dyshohet se ka njerëz që janë bllokuar në rrënojat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Spitali Universitar i Traumës tha se po marrin shërbim 75 qytetarë, kryesisht me fraktura në gjymtyrë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin.

Në të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale.

Ekipet mjekësore aktualisht janë në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Ndaje me miqte