0030 210 33 18 483

Tërmet 6 ballë në Larisa dhe Elasona

TV TRIBUNA 03 Mars 2021

Një lëkundje e fuqishme tërmeti, me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter, është shënuar në orën 12,16 të së mërkurës.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 24 km në veriperëndim të Larisës dhe 21 km nga Elsona.

Thellësia e vatrës, sipas institutit gjeodinamik të Athinës, ishte 10 km, ndërsa pasuan tre lëkundje sizmike në një interval  prej 14 minutash, ku më e fuqishmja  ishte ajo me magnitudë 4,9, në ora 12,34.

Lëkundjet nga tërmeti kryesor u ndjenë në Athinë, Selanik dhe në zona të tjera të Greqisë.

Sipas mediave lokale, banorët e Larisës dhe të Trikalas, dolën rrugëve.

Kryetari i bashkisë së Elasonas deklaroi se ka dhënë urdhër të fillojë puna për evidentimin e dëmeve të mundshme, ndërsa shtoi se nxënësit dhe personeli pedagogjik janë larguar në kushte normale nga shkollat.

“Ishte një lëkundje e fuqishme, mirëpo kam shkuar në gjysmën e qytetit dhe nuk do të kemi dëme të konsiderueshme”, nënvizoi kryetari i bashkisë së Elasonas.

Nga ana e vet, guvernatori i Thesalisë Kostas Agorastos, i deklaroi televizionit publik ERT se për momentin nuk ka njoftime për dëme apo të lënduar.

Sizmologu Gerasimos  Papadopoulos vuri në dukje se tërmeti ishte në sipërfaqe dhe paralajmëroi se do të ketë veprimtari metasizmike, që mund të zgjasë 2-3 javë. Prandaj, theksoi, nevojitet kujdes.

Ndërsa drejtori i institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis th se ishte një tërmet i madh dhe shtoi se “në këtë fazë po studiojmë zhvillimin e fenomenit, dhe u rekomandojmë banorëve të zonës të jenë të kujdesshëm”.

Ndaje me miqte