0030 210 33 18 483

Tërmet 7,1 grade Rihter në Kaliforni

TV TRIBUNA 06 Korrik 2019

Një tërmet me fuqi prej 7.1 shkallësh, lekundi pjesën më të madhe të Kalifornisë, duke plasaritur ndërtesat, duke shkaktuar zjarre e çarje rrugësh dhe duke lënë prapa edhe disa të lënduar, ndërsa sizmologët paralajmërojnë së dridhje të reja priten për disa ditë nëse jo edhe javë.
Tërmeti i së premtes mbrëma i parapritë nga tërmeti prej 6.4 shkallësh i së enjtes në shkretëtirën Mojave, ishte tërmeti më i madh që goditi Kaliforninë Jugore në 20 vjet, ndërsa u pasua nga një sërë dridhjesh të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë disa me më shume se 5 shkallë.
Lucy Jones, sizmologe nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, tha se ka mundësi që dridhje të reja mund të ndodhin në zonë.
Tërmeti i së premtes kishte epiqendrën rreth 11 kilometra nga qyteti Ridgecrest, zonën e njëjtë ku goditi tërmeti i së enjtes.
Zona përreth Ridgecrestit, që po përpiqej të ripërtërihej nga tërmeti i mëparshëm, u godit sërish. mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike dhe pari raportime për ndërtesa të dëmtuara.
Shefi i policisë në Ridgecrest, tha se pati “vetëm lëndime të lehta”.
Tërmeti i ndje deri në Sacramento në veri, deri në Las Vegas në Lindje dhe deri në Meksiko në jug.

Ndaje me miqte