0030 210 33 18 483

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

TV Tribuna 21 Shtator 2019

Disa prej qytetave të Shqipërisë janë lëkundur fuqishëlm rreth orës 16,10 (sipas orës lokale).

Magnituda e tërmetit është përllogaritur në 5,8 gradë të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra raportohet të ishte 6 km në veri të Durrësit.

Njerëzit kanë dalë me panik në rrugë, ndërkohë që lëkundjet e forta kanë vazhduar.

Ende nuk ka raportime për dëme materiale, që mendohet se do të evidentohet më vonë, ndërsa për fat nuk ka pasur as viktima apo të lënduar.

Gjithsesi, këto janë të dhënat e para, ndërsa priten edhe njoftime zyrtare.

Ndaje me miqte