Tërmet në Iran, qindra të plagosur
Tribuna TV
26 Nentor 2018
Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 shkallësh, goditi një provincë në Iranin perëndimor, duke lënë pas vetes rreth 700 të plagosur, por nuk ka njoftime për të vdekur.
Tërmeti goditi të dielën në provincën Kermanshah, afër kufirit me Irakun dhe u ndje deri në Bagdad.
Zyrtarët lokalë i thanë televizionit iranian se pjesa më e madhe janë lënduar duke ikur.
Disa ndërtesa janë dëmtuar dhe zona ka mbetur pa energji elektrike.
Tërmeti goditi në të njëjtën provincë ku një vit me parë një tërmet prej 7.3 ballësh la pas vetes 600 të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Ndaje me miqte