0030 210 33 18 483

Tërmetet në Turqi e Siri, “asnjë shqetësim për Greqinë”

Maria GJIKOKA

07 Shkurt 2023

Sizmologët grekë shprehen se ka ndodhur një fenomen mjaft i fuqishëm sizmik, me pasoja katastrofike për shkak të cilësisë së keqe të ndërtimeve, por një asnjë rast nuk mund të influencojë Greqinë.

Athanasios Ganas, drejtor i kërkimeve në institutin sizmologjik, vëren se ishte një nga tërmetet më të fuqishme në historinë e Turqisë. “Çifti i tërmeteve dhe madje kaq të fuqishme, përbën një fenomen botëror... Magnituda na befasoi, pasi në një studim të paradokohshëm pas tërmetit në Elazing me magnitudë 6,8 rihter në janar 2020, kishim përllogaritur si tavan për zonën një tërmet me 7,4 rihter. U dëshmua se ende nuk njohim shumë gjëra”, i tha Ganas gazetës Kathimerini.

A mund të influencohet hapësira sizmike greke?

“Është një skenar fantastiko shkencor dhe ekzagjerim. Distanca është mjaft e madhe”, përgjigjet Kostas Papazahos, pedagog në universitetin Aristotelis të Selanikut.

“Epiqendra e tërmetit është 1.000 km larg Greqisë. vlerësimi ynë është se nuk do të ketë pasoja. Ndoshta disa lëkundje të pandjeshme, më pak se një rihter”, thotë nga ana e vet Ganas.

Ndaje me miqte