0030 210 33 18 483

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrin ndihma nga Greqia

TV Tribuna 29 Shtator 2019

Një avion transporti C 130 me ndihma humanitare dërguar nga shteti grek, është ulur sot në mesditë në aeroportin e Rinasit.

Në ndihmën humanitare prej 9 tonësh përfshihen ushqime, barna, gjeneratorë, krevate, shtroja dhe mbulesa, si dhe sende të tjera për nevojat bazike të popullsisë.

Ndihma greke përfshihet në kuadrin e Mekanizmit Europian të mbrojtjes civile dhe u mor në dorëzim nga ministria e brendshme e Shqipërisë.

Ndihma shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i mbtojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalias, që duke iu referuar mbështetjes së menjëhershme të Shqipërisë nga Greqia, theksoi ndër të tjera se populli grek i gjendet në krah popullit fqinj dhe mik të Shqipërisë në këto momente të vështira që po vihet në sprovë nga tërmetet dhe përmbytjet.

Ndaje me miqte