0030 210 33 18 483

Tërmeti, ministri i jashtëm grek në Tiranë

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë për të parë në vend pasojat e tërmetit.

“Me urdhër të kryeministrit Greqia do të ofrojë menjëherë ndihmë konkrete ndaj Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit që goditi vendin”, njofton Dendias me një mesazh në Twitter.

“Komunikova me ministrin e mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrysohoidis, ndërsa për të njëjtën arsye do të shkoj urgjentisht në Tiranë, në vazhdim të vizitës time në Shkup”, vazhdon ministri i jashtëm grek.

Mëngjesin e të martës, Dendias është nisur për në Shkup ku do të realizojë një vizitë zyrtare.

Ndaje me miqte