Tërmeti në Marok, numri i viktimave shkon në 632
Tribuna News Network
09 Shtator 2023
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun mbrëmjen e djeshme ku si pasojë kanë humbur jetën 632 persona.
Tërmeti me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter, ka lënë 329 të tjerë janë plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik me rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km. Tërmeti ndodhi në orën 23:11 sipas orës vendore. Pas 19 minutash, ndodhi një pasgoditje tjetër me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.
Ndaje me miqte