0030 210 33 18 483

Tërmeti në Shqipëri, konfirmohen 6 viktima: 1 në Kurbin, 2 në Thumanë e 3 në Durrës

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi nxjerrjen e dy trupave të pajetë nga rrënojat e hotel Palma në Durrës, gjë që e çon në 6 bilancin e viktimave nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare – ATSH.

Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, nga shembja e ndërtesave si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 2 qytetarë në Thumanë dhe 3 të tjerë në Durrës.

Një viktimë është raportuar që në mëngjes herët nga Kurbini, ku një banor është hedhur nga banesa si pasojë e panikut nga tërmeti.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter u shënua në orën 03.55 të mëngjesit të së martës.

Ndaje me miqte