0030 210 33 18 483

Tërmeti në Shqipëri, Mitsotakis komunikon me Ramën

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Ndërkohë, zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka dalë një njoftim për shtyp lidhur me bisedën telefonike që shefi i qeverisë greke zhvilloi me kryeministrin Rama.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka komunikuar në telefon me homologun e tij shqiptar Edi Rama, për t’i shprehur mbështetjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin fqinj.

Në të njëjtën kohë, zoti Mitsotakis urdhëroi që të niset menjëherë për në Shqipëri një skuadër e trajtimit të fatkeqësive natyrore (EMAK), me qëllim që të ndihmojnë në operacionet e shpëtimit. Gjithashtu i theksoi kryeministrit Rama se Greqia është e gatshme të ndihmojë me çdo mënyrë që do t’i kërkohet”, përfundon njoftimi nga zyra e kryeministrit grek.

Ndaje me miqte