0030 210 33 18 483

Tërmeti në Trikala dëmton banesa dhe shkakton rrëshqitje gurësh

Tribuna TV 31 Gusht 2018

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë jashtë mase në rajonin e Thesalisë, duke shkaktuar panik ndër banorët.

Tërmeti i parë, me magnitudë 5 ballë, u shënua në ora 10,12 të së premtes, 34 km në jugperëndim të Trikalas, dhe në kufi me Kardhicën.

Një tjetër lëkundje, me magnitudë 4,1 u shënua në ora 11,26, kësaj here 29 km nga Trikala.

Janë raportuar çarje në banesa, rrëshqitje gurësh e dherash në rrugët automobilistike.

Thellësia e vatrës së tërmetit përllogaritet të jetë 10 km.

Sizmologët thonë se veprimtaria sizmike është normalizuar.

Banorët i thanë agjencisë ANA-MPA se tërmeti ishte i tmerrshëm dhe se ajo që ndodhi sot nuk  kishte ndodhur kurrë më parë.

Bashkia e Trikalas informon qytetarët  se ka vënë në dispozicion katër linja telefonike, ku mund të drejtohen në rast se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime, apo për çdo problem tjetër që lidhet me tërmetin.

Këto telefona janë: 2431351100, 2431351200, 2431032330, 2431020000.

Ndaje me miqte