0030 210 33 18 483

Tërmeti/ Rama: Banesat në tërësi shumë të qëndrueshme

ATSH 27 Nentor 2019

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ashtu sikurse në tërmetin e shkuar edhe në këtë tërmet që ishte më i fortë dhe i gjatë është riprovuar edhe njëherë që banesat në tërësi janë shumë të qëndrueshme

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti i rënë mëngjesin e djeshëm Kryeministri Rama theksoi se “askush të mos impresionohet nga çarjet e mureve pasi jo çdo çarje muri do të thotë një problem, sepse banesat kanë një strukturë të tyre dhe kur flas për banesat kam parasysh shtëpitë individuale apo banesat me më shumë se një familje dhe midis konsulave dhe kolonave mund të ketë edhe xham, jo më një mur që çahet, midis konsulave dhe kolonave mund të ketë xham, kartonxhes mund të ketë mur, parafabrikat nuk është pyetja sa u ça muri, pyetja është nëse është prekur kolona. Dhe në rast se nuk është prekur kolona muri nuk përfaqëson asgjë në raport me sigurinë”.

E them këtë teknikisht, vijoi Rama, sepse është diçka që është një nga gjërat më të thjeshta për t’u ditur jo së bën pjesë në profesionin tim dhe për të qetësuar njerëzit, nuk është çështja tek muri.

“Të gjitha banesat edhe ato më të larta e pas viteve ’90 në shumicën dërrmuese nuk kanë mure mbajtëse , nuk mbahen nga muret mbahen nga struktura nga kolonat dhe konsulat”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “janë në tërësi banesa të projektuara dhe ndërtuara për të përballuar tërmete me ballë më të larta jo më 6 as me 7. Pavarësisht shkundjeve dhe ndjesisë së tmerrshme të tërmetit rreziku real është larg”.

“Por në Thumanë kemi parë pallate 5 katëshe të rrënuara pikërisht se struktura nuk ka qenë aty, apo godina të rrënuara si rezultat të projektimeve dhe ndërtimeve të bëra në mënyrë shumë abuzive”,- tha Rama.

Ndaje me miqte