0030 210 33 18 483

Tërmeti, shkon në 42 numri i viktimave

TV KLAN 28 Nentor 2019

Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 42 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.

I fundit u gjet në gërmadhat e hotelit Miramare, në zonën e plazhit.

Janë 17 viktimat në Durrës, 23 në Thumanë, ku janë ndërprerë kërkimet se nuk ka me persona nën rrënoja,  dhe 1 person në Lezhë.

Mes tyre janë 4 fëmijë të moshave nga 3 deri në 8 vjeç.

Kërkimet vijojnë në Durrës, në zonën e ish –Kënetës dhe në lagjen numër 6, ku nën rrënoja ka ende persona të tjerë.

Por lëkundjet e tokës nuk kanë të sosur dhe situata sa vjen e rëndohet. Tërmeti i fundit ishte ai i orës 11 e 52 minuta… i fortë, me magnitudë 5.1 në shkallën Rihter.

Ai i gjeti në punë ekipet franceze të emergjencës, te cilët u detyruan t’i ndërpresin kërkimet në Durrës.

Paniku u shtua pas këtyre lëkundjeve. Qytetarët, ata që kanë mbetur akoma në Durrës, morën makinat për t’u larguar.

Qyteti i ngjan një zonë të bombarduar, me pallate te dëmtuar rëndë në çdo cep të tij, shumë prej të cilëve janë shpallur si të pabanueshëm. Më e dëmtuar është zona e plazhit.

Tërmeti i fundit dëmtoi edhe urgjencën e spitalit të Durrësit, ku po kurohen disa nga 750 te plagosurit, por shërbimi nuk është ndërprerë. Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ata pak qytetare që kanë ngelur në çadra, thonë se edhe këtu është e papërballueshme.

“ Te na çojnë ku të duan…”

Emergjencat civile i lëvizën çadrat nga stadiumi, pasi zona konsiderohet e papërshtatshme dhe i kanë strehuar banorët e ndërtesave të dëmtuara nëpër hotele.

Thirrjet e autoriteteve janë të vazhdueshme, që asnjë banor të mos hyje në pallatet dhe shtëpitë e dëmtuara.

VIKTIMAT NË DURRËS

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç,            

Amelia Lala, 8 vjeç,               

Sadik Qato, 85 vjeç,              

Isah Abazi, 29 vjeç,                           

Esiela Karanxha, 8 vjeçe,       

Flatar  Zenelaj, 64 vjeç,                      

Eviola  Broshka, 28 vjeçe,     

Kristi Reçi, 24 vjeçe,              

Sehadete Lala, 79 vjeçe,                    

Diana Karanxha,                                

Eduart  Reçi                            

Shemsedin Abazi,                              

Doloresa Reçi, 49 vjeçe                

Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe,          

Griselda  Lala 22 vjeçe                      

Rozeta Meçja

VIKTIMAT NË THUMANË

Bukurie  Leka 80 vjeç

Erisa Cara 25 vjeç

Ariela  Lala 4 vjeçe

Fatmira Cuka 44 vjeçe

Selvie Lala 77 vjeçe

Saimir Greku 31 vjeç

Kristjan  Preçi 26 vjeç

Sardi Cuka 18 vjeç

Hajrie Vata 65 vjeçe

Kelment Çupi  34 vjeç

Drita  Cakoni    

Pëllumb Greku 57 Vjeç

Çelike Greku  57 vjeçe

Hajredin  Çupi, 66 vjeç

Kastriot Cakoni, 58 vjeç

Fatmira Cara vjeç 53

Hasan Cara vjeç 18 vjeç

Roledi  Vata vjeçe 3

Sadajana Hysa 21 vjeç

Anthi Cara 72 vjeç

Aderina  Kabili vjeç 20

Almir Cara vjeç 29 vjeç

Diastela Steneci 25 vjeç, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Sotiraq Mishaj 41 vjeç.

LEZHË-MAMURRAS 

1. Ersid Agim Hoxhalli 32 vjeç  (i aksidentuar)

Ndaje me miqte