0030 210 33 18 483

Tërmeti, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës

TV TRIBUNA 27 Nentor 2019

Qeveria shqiptare shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama i cili mblodhi kabinetin e tij në orët e para të ditës. “Ashtu si kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke nisur nga natyra e problematikës dhe situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranë. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t'iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditëshe”, tha kryeministri Rama.

Ndaje me miqte