0030 210 33 18 483

T’u refuzua azili, mund të aplikosh nga e para

TV TRIBUNA 23 Tetor 2022

Autoritetet greke kanë vendosur t’u japin edhe një shans tjetër aplikantëve për azil, kërkesat e të cilëve ishin refuzuar.

Këto ditë është aktivizuar platforma përkatëse, ku të interesuarit mund të aplikojnë sërish, me një kërkesë të re.

https://apps.migration.gov.gr/international-protection-registration

“Platforma u drejtohet aplikantëve për azil, kërkesa fillestare e të cilëve ishte refuzuar. Qytetarët nga vende të treta që dëshirojnë të aplikojnë sërish për mbrojtje ndërkombëtare në Greqi, me kusht që kërkesa e tyre e parë të jetë refuzuar në mënyrë të parevokueshme”, sqaron ministria e azilit dhe emigracionit.

Platforma është e disponueshme në disa gjuhë, përfshirë edhe shqipen.

Nga kjo procedurë regjistrimi përjashtohen a) të burgosurit kriminalë, b) të miturit e pashoqëruar dhe c) shtetasit e vendeve të treta që depozitojnë kërkesë për azil për herë të parë.

Theksohet se për depozitimin e kërkesës së dytë e më tej të aplikimit të mëvonshëm të Azilit, është e detyrueshme paraqitja e tarifës elektronike prej 100 Euro për person (kodi i tarifës: 8853). Për nxjerrjen e tarifës elektronike ndiqni lidhjen e-Παράβολο

Në rast se nuk bëhet e mundur vajta juaj në Zyrën Kompetente të Azilit sipas takimit të paracaktuar, keni mundësinë ta programoni sërish edhe 2 herë të tjera, pa pasur mundësi shtyrjeje tjetër.

Procedura e aplikimit është e thjeshtë, mjafton të ndiqen hapat përkatëse.

Ndaje me miqte