Tailandë, përfundon me sukses operacioni i shpëtimit të 12 fëmijve dhe trainerit
TV Tribuna
10 Korrik 2018
Me sukses të plotë ka përfunduar pasditen e të martës operacioni për shpëtimin e 12 futbollistëve të vegjël dhe trainerit të tyre që ishin bllokuar prej 23 qershorit në një shpellë të përmbytur në Tailandë.
Në orët e pasdites u nxuar dhe fëmija i fundit, si dhe traineri, ndërsa gjithë planeti po ndiqte me vëmendje të madhe operacionin e nisur të dielën paradite.
Tetë prej fëmijve u nxorrën të dielën dhe të hënën. Pasi u larguan nga shpella fëmijtë u dërguan në mjedise të krijuara enkas në spitalin e Chiang Rait, ndërsa mjekët deklaruan se gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë, nuk paraqesin temperaturë dhe kanë vetëdije të plotë.
Vetëm dy prej tyre kishin probleme, njeri kishte inflamacion në mushkëri dhe tjetri rrahje të ulëta të zemrës. Ndërkaq, që të dy kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm.
Familjarët e katër fëmijve që u shpëtuan të parët, mundën t’i shihnin ata nga një dritare e spitalit.
Fëmijtë, që janë vënë në karantinë me qëllim që të evitohen infeksionet e mundshme, do të qëndrojnë në spital për shtatë ditë.
“12 ‘Derrat e egër’ dhe traineri dolën nga shpella dhe janë të siguruar” njoftoi në faqen zyrtare të Facebokk-ut njësia tailandeze e navaro-shpëtimit SEAL.
Ekipi i futbollit “Derrat e egër” dhe traineri i tyre u bllokuan më 23 qershor, kur një shtrëngatë shiu shkaktoi përmbytjen e tuneleve, ndërsa po eksploronin një kompleks shpellash në distriktin verior Chiang Rai, pas stërvitjes që kishin kryer.
Zhytës britanikë i gjetën të 13 të hënën e kaluar (2 korrik), të uritur dhe të shtrënguar në errësirë në një zonë të përmbytur shumë kilometra në brendësi të shpellave.
Pasi e projektuan për ditë të tëra, operacioni i shpëtimit filloi të dielën paradite.
Festimet për shpëtimin e fëmijve kanë zbutur disi trishtimin për humbjen e një zhytësi të marinës tailandeze, i cili vdiq të premten e kaluar, gjatë misionit të furnizimit me ushqime të fëmijve brenda në shpellë.
Ndaje me miqte