Takim Gennimata "?? Papandreu
Tribuna TV
01 Shkurt 2019
Një takim që zgjati dy orë kanë zhvilluar të premten paradite kryetarja e lëvizjes për Nrdyshim (KINAL) Fofi Gennimata dhe ish kryeministri Jorgos Papandreu – sot kryetar i Lëvizjes së Demokratëve Socialistë (KIDISO).
Takimi u bë në shtëpinë e zj. Gennimata në Voula dhe ishte programuar prej kohësh të bëhej, pasi Papandreu të kthehej nga Republika Domenikane ku drejtoi mbledhjen e Internacionales Socialiste.
Sipas burimeve pranë takimit, dy politikanët diskutuan gjithë problematikën e ecurisë së KINAL-it drejt kongresit që është njoftuar se do të mbahet në muajin mars dhe do të konsistojnë në unifikimin e Lëvizjes për Ndryshim.
Ndaje me miqte